Mbappe merr një “dhuratë” nga “France Football”
Pak ditë pasi festoi 21-vjetorin, Kylian Mbappe ka marrë një dhuratë shumë të rëndësishme për ditëlindje.
Revista prestigjioze franceze “France Football” e ka shpallur lojtarin francez më të mirë të vitit. Për sulmuesin ky është viti i dytë radhazi që e merr këtë çmim.
Mbappe u shpreh për revistën se ndihet tepër i vlerësuar për marrjen e këtij çmimi, ndërsa shtoi se përkushtimi i tij ndaj ekipit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë maksimal.
Dëshira e 21-vjeçarit është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me Kombëtaren Franceze dhe se për këtë çështje do të flasë me drejtorin sportiv të parizienëve, Leonardo.
Mbappe komentoi edhe marrëdhënien dhe Neymarin. Francezi u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë mosmarrëveshje, madje kanë një raport shumë të mirë miqësor. Brazilianin e konsideroi një lojtar me peshë për PSG-në.
Në fund Mbappe foli edhe për Lionel Messin, për të cilin nuk ngurroi të thurte lavde. Madje, përpara se te jepej trofeu i “Këpucës së Artë”, Mbappe deklaroi se është e pamundur të rivalizosh Messin.























