16:39 / 23.12.2019
Roma sytë te sulmuesi i Realit për të zgjidhur “hallet” e sulmit
Roma në janar do të vërtitet rreth blerjeve në sulm, aty ku ka më shumë nevojë për alternativa trajneri Fonseca.
I përzgjedhuri nga drejtori sportiv, Petracchi, është Mariano Diaz, por operacioni nuk është aspak i lehtë.
Së pari, Diaz ka një pagë të lartë dhe vetëm për gjysmën e sezonit të mbetur Roma duhet të paguajë 2.3 milionë euro dhe më kryesorja, gjithçka varet nga Kalinic. Ky i fundit nuk bindi aspak dhe duhet të gjejë një ekip tjetër dhe vetëm pas largimit të kroatit mund të konkretizohet afrimi i Mariano Diaz.























