21:24 / 23.12.2019
Ministria e Financave tregon se kur do të dalin pagat për muajin dhjetor
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije se meqë jemi në prag të festave të fundvitit, këtë muaj pagat do të dalin katër ditë para përfundimit të muajit kalendarik.
“Meqë jemi në prag të festave të funditvitit, këtë muaj pagat do të dalin më 27 dhjetor, ditë e premte”, ka thënë Rafuna për gazetën “Epoka e re”.























