10:57 / 24.12.2019
Reperi shqiptar synon të fitoj “Grammy”
Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi pas publikimit të albumit të ri ka filluar turneun botëror.
Derisa është tejet i angazhuar, reperi ka treguar për synimet e tij që ka e që janë shumë të ndryshme nga ato çfarë prindërit e tij kërkojnë nga ai, shkruan Indeksonline.
Në një status në “Twitter”, Gashi ka treguar se prindërit kërkojnë nga ai që tashmë të martohet e të krijojë familje.
“Prindërit e mijë thonë që i kam bërë krenar, por tashmë duhet të martohesh dhe të bësh fëmijë… por unë nuk e kam fituar ende një Grammy. Dhe nuk kam linjë time tq veshjeve. Nuk kam linjë të atleteve. Nuk kam luajtur ende në një film…më duhet t’i lansoj së paku 10 albume”. Ka shkruar Gashi.























