Florenzi fiton kuota te Roma, por Valencia ngulmon për anësorin
BKT
Sport

Florenzi fiton kuota te Roma, por Valencia ngulmon për anësorin

Alessandro Florenzi duket se së fundmi po fiton kuota dhe po preferohet më tepër nga trajneri i Romës, Fonseca.

Mbrojtësi i djathtë i ka nisur si titullar dy sfidat e fundit në kampionat dhe atë në Europa League ndaj Wolfsberger, por sirenat e merkatos vazhdojnë të bien për të.

Së fundmi është Valencia që ka shprehur interesim konkret për 28-vjeëarin. Spanjollët kërkojnë ta afrojnë që në merkaton e janarit dhe për këtë i kanë ofruar Romës një marrëveshje për huazimin e tij deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro.

Shpesh, drejtuesit e Romës kanë insistuar se nuk dëshirojnë ta shesin lojtarit, përveç rastit kur diçka e tillë kërkohet nga vetë ai.