13:40 / 24.12.2019
Mesazhi i Kurtit në urimin për Krishtlindje: Ishte vit i jashtëzakonshëm
Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.
Në urimin e tij, Kurti ka dhënë edhe një mesazh që përkon me situatën e fundit politike në Kosovë.
Ka thënë se viti që po e lëmë pas ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, mirëpo që nuk ka filluar ende.
“Në ditë të mira dhe të këqija ne mbështetemi në familjet tona si gjëja më e shenjtë për dashuri dhe mbështetje pavarësisht çfarë ndodhë. Në këtë sezonë festash, ua uroj Krishtlindjet dhe Vitin e Ri së bashku me më të dashurit tuaj. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe as që kemi filluar ende”, ka shkruar Kurti në Twitter.























