15:19 / 24.12.2019
Etrit Berisha përfshihet te 20 lojtarët më të mirë të Serisë A
Etrit Berisha bëri një lëvizje në merkaton e verës duke u larguar nga Atalanta për të firmosur me SPAL-in.
Gardiani i Kombëtares shqiptare është kthyer te SPAL-i një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe po mundohet të ndihmojë ekipin për të mbijetuar e shpeshherë ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjet e bëra dhe pritjet e shumta.
Këto paraqitje kanë bërë që Berisha të përfshihet në “Top 20” me 20 futbollistët më të mirë të kampionatit.
Natyrisht që ky është një vlerësim i madh për portierin që e mbyll këtë dekadë mes më të mirëve të kampionatit, duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.























