07:05 / 26.12.2019
Moti sot në Shqipëri, i kthjellët por i ftohtë
Sipas MeteoAlb, Shqipëria edhe sot mbetet në ndikimin e vlerave të presionit të lartë atmosferik ku moti i kthjellët por i ftohtë dominon në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë.
Por pasditja dhe orët e natës sjellin shtim të vranësirave kryesisht në skajin verior dhe jugor por pa rrezikuar rreshje.
Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në zonat malore deri në 14°C në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det
dallgëzim 3 ballë.























