Policia në gatishmëri për fundvit, Lleshaj: Nuk ka festë, por shërbim
BKT
Shqipëri

Policia në gatishmëri për fundvit, Lleshaj: Nuk ka festë, por shërbim

Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri për të përballuar me sukses çdo situatë për festat e fundvitit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat tha se për të gjithë punonjësit e policisë nuk do të ketë festë, por shërbim.

Sipas tij fokusi i policisë menaxhimi i kufirit, siguria rrugore dhe ruajtja nga mjetet piroteknike.

"Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore. E para në drejtimin e menaxhimit të të gjithë fluksit të kalimit në pikat kufitare. Vëmendje e madhe i kushtohet trafikut dhe sigurisë rrugore, luftës kundër krimit, mbajtje në monitorim të elementëve me precedent penal. Fokus i veçantë i policisë është ruajtja e festës nga zhurmat, shpërthimet, nga fishekzjarrët, kapsollat dhe mjete të tjera piroteknike", tha Lleshaj, transmeton oranews.  

Lleshaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve me policinë.

"Bashkëpunim, telefonate me policinë e shtetit dhe të jeni të bindur që policia do të jetë në kohën e duhur aty ku është e nevojshme. Një numër i madh i policisë nuk do të ketë festë, do të jetë në shërbim", tha ai.

Ministri tha se bilanci i vitit që po lemë pas do të bëhet publik në janar, por tha se treguesit janë në nivelet më të mira historike.

"2019 ka qenë një vit i ngarkuar. Po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues mjaft optimist sa i përket progresit të bërë. Në ditët e para të janarit do ti tregojmë treguesit, por di të them që gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike", tha Lleshaj.


MË SHUME NGA Shqipëri