16:03 / 26.12.2019
Betohen 111 deputetë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës
111 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës sapo kanë dhënë betimin.
Kjo është legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, e dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kjo ka qenë pika e dytë e rendit të ditës në seancën e sotme konstituive, që i paraprinë votimit të kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.























