18:02 / 26.12.2019
Ambasada amerikane uron Konjufcën, pret formimin e Qeverisë
Ambasada amerikane ka përshendetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e organeve të tij.
Ambasada përmes një komunikate ka uruar legjislativin e ri.
“Ambasada amerikane mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron Glauk Konjufcën si kryetar parlamenti dhe udhëheqësit e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Ne inkurajojmë liderët politikë të formojnë sa më shpejt Qeverinë e re e cila duhet të përmbushë mandatin e votuesve. Ne do të shikojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e re e cila do të sjellë paqe, drejtësi dhe prosporitet”.























