Tottenhami ia propozon Realit shkëmbimin Eriksen – Bale
Nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin për shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit
Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë janarit mund të mbetet pa Christian Eriksenin, shkruan Express.
Mirëpo, nënkampioni evropian ka dalë me një propozim për Real Madridin.
Në fakt, Spurs janë të interesuar për ish-futbollistin e tyre, Gareth Bale.
Dhe, mediumi “El Desmarque” shkruan se klubi anglez e ka bërë gati një propozim për Realin për t’i shkëmbyer yjet e tyre.
Në fakt, Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro plus ta japë kartonin e mesfushorin danez për yllin uellsian.
Jose Mourinho ka qenë në kontakte me Balen dhe Spurs synojnë ta rikthejnë atë në Londër gjatë janarit.
Eriksen do të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme pasi do t’i skadojë kontrata, por Tottenhami po mendon të nxjerrë sadopak para duke e shitur apo shkëmbyer atë në janar.























