U dëmtua nga tërmeti, nis puna për ndërtimin e pallateve, banorët kundër
BKT
Shqipëri

U dëmtua nga tërmeti, nis puna për ndërtimin e pallateve, banorët kundër

Ka nisur sërish puna për ndërtimin e kompleksit të pallateve të banimit në zonën e Kodër Vilës, një muaj pasi punimet u ndërprenë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Banorët janë vënë në alarm, ndërsa banorët vijojnë betejën ligjore në gjykatën administrative të Durrësit, për pezullimin e punimeve.

Banorët thonë se skandali më i madh qëndron në faktin se është e njëjta firmë ndërtimi, të cilës i është prishur një kompleks banimi prej 280 apartamentesh nga tërmeti i një muaji më parë.

“Pallatet e ndërtuara nga kjo firmë ndërtimi janë kthyer të pabanueshme, ndërsa gjykata ende nuk është bindur për të bllokuar punimet në Kodër Vilë”, tha Enton Dimni, banor i zonës. Bashkia e Durrësit në kohën që kryetar ka qenë Vangjush Dako ka firmosur lejen e ndërtimit të një kompleksi pallatesh në kodër Vilë, një zonë me erozion të madh, e që kishte mbetur e vetmja e pa cënuar nga ndërtime shumëkatëshe.

Kompania ‘Jedas Shpk’, e cila është edhe ndërtuese e këtij projekti, rezulton si ndërtuese e kompleksit në lagjjen 17, të cilin e vizitoi kryeministri Edi Rama me presidentin Vuçiç, një prej komplekseve më të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Ndërkohë, banoret janë kundër ndërtimit të kompleksit në këtë zonë, sepse ndërtimi i pallateve rrezikon të dëmtojë banesat e tyre të ndërtuara dekada më parë.


MË SHUME NGA Shqipëri