Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica
BKT
Sport

Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica

Skuadra e Drenicës në IPKO Superligën e Kosovës mbetet pa trajner vetëm pak orë pasi u zgjodhën drejtuesit e rinj të klubit.

Tahir Lushtaku, në mënyrë të befasishme, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, pa i sqaruar më konkretisht arsyet e këtij vendimi.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ndarjen me skuadrën drenicase.

Ky është postimi i Lushtakut:

“Që nga sonte, më nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga klubi.

Arsyet e largimit tim nuk kanë të bëjnë me kryesinë e zgjedhur sonte e aq më pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, së cilës i kerkoj falje. Më vjen keq që nuk do të jemi bashkë në stinorin pranveror.

Falënderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmërinë për kontribut për klubin si dhe i falënderoj kryesitë e viteve paraprake, njëkohësisht e falënderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donator, ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Njëkohësisht, falënderim i veçantë për tifozët “Shqiponjat e Zeza” si dhe nëngrupin (L2Boys). Gjithashtu falënderim për qytetarët e Skënderajt për përkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe.

I uroj klubit, suksese dhe gjithë të mirat në stinorin pranveror. Shpresoj që Drenica të jetë kjo që ishte, madje edhe më e suksesshme dhe të mbetet pjesë e elitës, që për mua është më e rëndësishmja”.

Me respekt, Tahir Lushtaku!”