S’ndalet Premier League, vjen me ndeshje joshëse
Në fundvit në Premier League nuk ka kohë për pushime. Dy ditë pas të famshmes Boxing Day skuadrat e kampionatit anglez do të zbresin sërish në fushë, këtë herë për raundin e 20-të, të parin të fazës së dytë.
Gjatë kësaj të shtune dhe gjithçka do të nisë me duelin e orës 18:30 mes Norëich dhe Tottenham Hotspur. “Kanarinat” janë në vështirësi serioze pasi pozicionohen në zonën e rënies nga kategoria ndërkohë që Spurs që nga momenti që në stol është Jose Mourinho nuk kanë gabuar në asnjë nga sfidat që kanë patur ndaj skuadrave të ashquajtura të vogëla.
Tottenham është rikthyer në rrugën e duhur me Special One në stol dhe aktualisht është vetëm 3 pikë larg zonës Champions, prandaj në këtë sfidë pavarësisht mungesës së koreano-jugorit Son i cili është i skualifikuar, Spurs-at do të bëjnë maksimumin për të marrë tre pikët e radhës.
Në orën 20:45 do të jetë radha e Manchester United që do të sfidojë në transfertën e Turf Moor Burnley-n. Një ndeshje e vështirë kjo për skuadrën e Solskjaer ndaj një kundërshtari të aftë për t’i hapur probleme çdo ekipi në Premier League sidomos në fushën e tij, transmeton SS.
United kërkon të afrohet me shumë me vendin e 4-t dhe rikthimi nga Paul Pogba nga dëmtimi ka shtuar optimizmin te “Djajtë e Kuq”, të cilët synojnë të gjejnë vazhdimësinë në transfertën e Turf Moor.























