Capello: Ibrahimovic, blerje e qëlluar e Milanit
Trajneri i njohur italian Fabio Capello beson se transferimi i Zlatan Ibrahimovicit në Milan është i mirë për klubin kuqezi, sepse sipas tij, suedezi ka më shumë cilësi sesa bashkëlojtarët e tij të rinj.
38-vjeçari iu bashkua Milanit si lojtar i lirë, pasi i kishte mbaruar kontrata me LA Galaxy në MLS në fillim të këtij muaji, dhe ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi për ta zgjatur për një sezon tjetër.
“Mendoj se Ibrahimovic është transferim i mirë për Milanin. Ai është lojtar me karakter, i cili futet në fushë për të fituar jo thjesht për të marrë pjesë në lojë. Ky është motiv shtesë për të tjerët”, tha Capello për Rai 2, transmeton GE.
“Natyrisht se i nuk ka luajtur tash e disa muaj, prandaj do ta ketë të vështirë ta rikthejë formën fizike, por ai ka më shumë cilësi se bashkëlojtarët e tij”, shtoi ai.
Capello ishte trajneri i parë italian që e stërviti Ibrahimovicin në Juventus, kur sulmuesi veteran iu bashkua bardhezinjve nga Ajaxi më 2004.























