Vrasja në Gjilan, Kastrati kërkon që rasti të trajtohet me seriozitet
BKT
Lajme

Vrasja në Gjilan, Kastrati kërkon që rasti të trajtohet me seriozitet

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar rastit në Gjilan, ku një polic e vrau një qytetar.

Ai ka thënë se, vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, prej një pjesëtar i Policisë së Kosovës i ka tronditur të gjithë.

Kastrati thotë se ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri.

“Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë. Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kastrati në 'Facebook'.

Ndërkaq, personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.


MË SHUME NGA Lajme