Kim Kardashian nuk e lëshon fronin!
BKT
Magazina

Kim Kardashian nuk e lëshon fronin!

Kim Kardashian padyshim se është një nga personazhet më të popullarizuar nëpër rrjetet sociale.

Ajo është një nga femrat më atraktive të televizionit gjithandej nëpër botë dhe me paraqitjet që bën ajo vazhdimisht merr vëmendjen e miliona fansave që e ndjekin bukuroshen hap pas hapi, shkruan Indeksonline.

Kim është gruaja e reperit Kanya West dhe gëzon një familje të gjerë, ajo është nënë e 4 fëmijëve.

Ylli i familjes Kardashian nuk po e lëshon fronin sa i përket paraqitjeve të saj dhe linjave trupore gjithnjë në formën më të mirë.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi, duke ekspozuar bukurinë e saj mahnitëse si dhe format e saj trupore.

Kujtojmë që Kim është një grua mjaft e suksesshme edhe në biznes, me linjat e kozmetikës e të veshjeve të brendshme.


MË SHUME NGA Magazina