Haziri: Na është marrë posti i kryeparlamentarit, pyeteni Kurtin pse
BKT
Lajme

Haziri: Na është marrë posti i kryeparlamentarit, pyeteni Kurtin pse

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK e ka mbajtur fjalën duke e votuar kryeparlamentarin e VV-së.

“Kanë ndryshuar raportet natyrisht. Tash kemi më pak poste për të ndarë. Zyra e presidentit është e zënë”, ka thënë Haziri te "T7".

“LDK-së i është marrë posti i kryeparlamentarit”

“Pyeteni Kurtin pse na ka marrë postin. Po të kishte marrëveshje ai post do na takonte neve”

Gjithsesi Haziri e lë hapur mundësinë që të lidhet një koalicion në ditët në vazhdim, por që thotë se gjasat janë të vogla të arrihet një zgjidhje.

Po ashtu për vizitën e ambasadorit amerikan ai ka thënë se nuk është ndërmjetësues por vetëm takim pune i rregullt. Haziri ka thënë se mes VV-së dhe LDK-së ka marrëveshje që të mos ketë ndërmjetësues.


MË SHUME NGA Lajme