17:47 / 31.12.2019
Hoxhaj e nis festën e Vitit të Ri me Presidentin Thaçi
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur që me Presidentin Hashim Thaçi të shijojë gotën e parë të festës së Vitit të Ri.
Këtë e ka bërë të ditur vet Hoxhaj, përmes llogarisë së tij në facebook, ndërsa ka ndarë edhe një fotografi të momentit ku shihen bashkë me Thaçi, njofton Klan Kosova.
”Gota e parë e festës së Vitit të Ri 2020 me Presidentin dhe mikun tim, Hashim Thaçi
URIME 2020! Gëzuar ”
























