11:33 / 01.01.2020
S’ka pushim, Premierliga vjen sot me super ndeshje
Premierliga njihet si ndër kampionatet e vetme që klubet nuk kanë pushim dimëror, qoftë edhe për festa.
Ani pse sot kemi hyrë në vitin e ri, klubet angleze sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së 21.
Takimi hapës do të jetë ai mes Brighton dhe Chelsea në orën 13:30.
Sfida më interesante pritet të jetë ajo mes Arsenal dhe Manchester United, e cila zhvillohet në një orar mjaft të përshtatshëm.























