Uganda deportoi yllin e Afrikës së Jugut disa orë para koncertit
BKT
Magazina

Uganda deportoi yllin e Afrikës së Jugut disa orë para koncertit

Zëdhënësi i policisë së Ugandës, Fred Enanga, tha se Chaka Chaka kishte hyrë në vend me një vizë të zakonshme vizitorësh, por se ajo ka kërkuar vizë të veçantë pune, ashtu siç është për të performuar në koncert.

Uganda sot ka deportuar këngëtaren legjendare të Afrikës së Jugut dhe ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it, Yvonne Chaka Chaka, disa orë para shfaqjes së planifikuar të koncertit të Vitit të Ri në kryeqytetin Kampala, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i policisë së Ugandës, Fred Enanga, tha se Chaka Chaka kishte hyrë në vend me një vizë të zakonshme vizitorësh, por se ajo ka kërkuar vizë të veçantë pune, ashtu siç është për të performuar në koncert.

Si rezultat i kësaj, autoritetet e imigracionit u detyruan të anulojnë vizën e saj të përkohshme, shtoi Enanga.

Yvonne Chaka Chaka më parë vlerësoi pop yllin ugandanin i kthyer në politikan opozitar, Robert Kyagulanyi, i njohur edhe si Bobi, i cili është bërë një sfidues i presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni.


MË SHUME NGA Magazina