22:53 / 01.01.2020
Ruçi: Kadare, fari i vizionit europian të shqiptarëve
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve”, shprehet kryeparlamentari.
“Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit evropian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan në urimin e tij drejtuar shkrimtarit Ismal Kadare, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /ATSh























