10:22 / 02.01.2020
Lampard zhgënjyer me barazimin, ja çfarë thotë
Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është shprehur i zhgënjyer me barazimin kundër Brighton.
“Blutë” e Londrës nuk morën më shumë së një pikë në udhëtim tek Brihgton (1-1).
Tekniku anglez pas ndeshjes tha se skuadra e tij humbi dy pikë të rëndësishme nga ky duel. Ai thotë se ekipi i tij akoma duhet të përmirësohet. Lampard lavdëroi Kepa-n, Rudiger dhe Kante.
“Ishte një rezultat jo i mirë. Humbëm dy pikë. Ne e kontrolluam lojën, por nuk e mbyllem atë ashtu siç duhet”, tha Lampard, raporton Scanner.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe të punojmë më shumë. Duhet të eliminojmë gabimet e lëshuara”.
“Më duhet të them se performanca e Kepa ishte pozitive, por më pëlqyen edhe Rudiger dhe Kante”, theksoi Lampard.























