Haradinaj: Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani
BKT
Lajme

Haradinaj: Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Alushani, pas ndarjes nga jeta të Miradijes dhe Luanit.

Përmes një shkrimi në Facebook ai tha se ndanë dhimbjen me familjen Alushani, pasi ndërruan jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani.

“Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”.

Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërruar jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.


MË SHUME NGA Lajme