Fjalët e para të Ibras pas mbërritjes në Milano
BKT
Sport

Fjalët e para të Ibras pas mbërritjes në Milano

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar për herë të parë pas mbërritjes në Itali për testet mjekësore te Milan.

Suedezi rikthehet në Serie A me synimin për të këndellur Milanin.

“Unë gjithmonë e kam thënë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam rikthyer”, ka deklaruar Ibra, përcjell lajmi.net.

“Ne do të bëjmë ‘San Siron’ të kërcejë përsëri”.

“Mbaj mend që isha këtu në të njëjtin vend shumë vite më parë. Gjëja më e rëndësishme është që jam këtu, jam shumë i lumtur”.

“Gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime, dhe më në fund jam rikthyer”.