16:26 / 02.01.2020
“Sarri dhe Juve do të frikësohen nëse Vidal i bashkohet Interit”
Interi insiston që ta transferoj mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
‘Internistët’ duan që ta forcojnë mesfushën për pjesën e dytë të garave, dhe kiliani është objektiv kryesor i trajnerit te internistëve, Antonio Conte.
Trajneri i njohur italian, Fabio Capello duke folur për mediat italiane, ka thënë se transferimi i mundshëm i Vidalit tek Interi do të frikësonte Juventusin dhe trajnerin Sarri, transmeton Scanner.
“Sarri dhe Juventusi duhet të frikësohen nëse në Milano vjen Vidal. Interi bëhet pretëndent menjëherë”, ka thënë Capello.























