Ukraina uron Shqipërinë për marrjen e Presidencës së OSBE-së
BKT
Shqipëri

Ukraina uron Shqipërinë për marrjen e Presidencës së OSBE-së

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka uruar Shqipërinë për marrjen e Presidencës së OSBE-së.

Në një qëndrim zyrtar, kryediplomati i Ukrainës, shprehet: “Uroj ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. E mirëpresim Kryesinë e Shqipërisë teksa OSBE luan një rol shumë të rëndësishëm për të sjellë paqe në Ukrainë”.

Shqipëria mori Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Sllovakia më 1 janar 2020.


MË SHUME NGA Shqipëri