Liverpool në kërkim të fitores së radhës
BKT
Sport

Liverpool në kërkim të fitores së radhës

Liverpool sonte ndeshet me Sheffield United, në kërkim të fitores së radhës.

Kjo është ndeshja e 20-të për liderin e Premierligës angleze, i cili në këtë stinor nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka vetëm një barazim.

Liverpool në rast të fitores do të arkëtonte 58 pikë, 13 më shumë se ndjekësi i parë, Leicester City, që ka 45 pikë, por “të kuqtë” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Liverpool po synon që ta rikthejë në shtëpi titullin e kampionit të Premierligës pas 30 vjetësh, por synon edhe të arrijë rekord pa pësuar humbje.