Zogaj: 2020-ta nuk e gjeti në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova"
BKT
Lajme

Zogaj: 2020-ta nuk e gjeti në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova"

Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, Bislim Zogaj, ka thënë se viti 2020 nuk po e gjen në gjendje të mirë memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk mund të bëhet asgjë për memorialin “Ibrahim Rugova”, pa bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, e që sipas tij, kryetari Shpend Ahmeti asnjëherë nuk ka pranuar të takohet.

“Realisht sa i përket memorialit “Ibrahim Rugova” ka qenë një projekt i hartuar dhe ka filluar punën për realizimin e kësaj nga Ministria për Planifikim Hapësinor, që fatbardhësisht nuk është kryer ai projekt, pasi që sipas meje nuk ka qenë një projekt i dinjitetshëm dhe përfaqësues i gjithë asaj që paraqet ai kompleks dhe për shkak të disa problemeve tjera nuk është realizu d.m.th mjetet janë kursye nuk kanë shkuar poshtë. Prej se kam ardhë unë drejtor kam qenë shumë i interesuar të takohem me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të gjetur një zgjidhje për këtë memorial, sepse mendoj se ky memorial do të duhej të ishte një pasqyrë jo vetëm për Prishtinën por për gjithë Kosovën. Kam bërë kërkesa te kryetari që me u taku mirëpo ai nuk është përgjigjur”, ka thënë ai për Telegrafi.

Drejtori i Agjencionit theksoi se pa pasur bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nuk mund të bëjnë asgjë.

Zogaj ka thënë se bashkëpunimi me komunat tjera është relativ.


MË SHUME NGA Lajme