14:39 / 03.01.2020
Jennifer Lopez shpërblehet me çmim në “Palm Springs Film Festival”
Jennifer Lopez e nisi vitin 2020 me trofe.
J Lo ka marrë pjesë në eventin “Palm Springs Film Festival”, i cili u mbajt në Kaliforni.
Këngëtarja zgjodhi që në këtë event të vishte një fustan të gjatë me lule, në të cilin dukej shumë elegante.
Nga “PS Film Fest”, JLo nuk u largua pa çmim, ngase ajo mori trofeu për rolin e saj në filmin “Hustlers”.
“Faleminderit për @psfilmfest për çmimin! Sonte ishte një mbrëmje magjike me ekipin e Hustlers”, ka shkruar ndër të tjera JLo pasi është shpërblyer me çmim.























