Moti sot në Kosovë
BKT
Lajme

Moti sot në Kosovë

Mot sot në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.

Sipas Prishtina Weather, në mëngjes moti do të jetë i ftohtë dhe me ngrica.

“Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. 5.01 - Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore. 6.01 - Ftohtë, kryesisht me vranësira. 7.01-8.01 - Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica. Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.


MË SHUME NGA Lajme