Vazhdojnë sukseset e shqiptarëve në diasporë
Është e pamundur të dëgjosh tingujt e violinës së Denisit dhe të mos rikthehesh ta dëgjosh prapë. Djaloshi shqiptar i cili është vetëm 25 vjeç mund të krahasohet për talentit e tij me artistë të skenës botërore si Andre Rieu e Shkëlzen Doli, por fatkeqësisht talenti i tij edhe pse i jashtëzakonshëm, ka mbetur në hije.
Denisi ishte vetëm 5-vjeç kur u spikat për talentin e tij në muzikë. Që i vogël iu dasht që të jetonte larg prindërve të tij të cilët emigruan në Itali për ti ofruar Denisit dhe motrave të tij një jetë më të mirë. Pavarësisht vështirësive ekonomike, gjyshërit e Denisit insistuan që ai të ndiqtë liceun artistik. Në moshën 14-vjeçare, ëndërra e Denisit për muzikën u shkëput në mes, Denisi ndërpreu studimet në liceun artistik dhe iu bashkangjit pjesës së tjetër të familjes në Itali dhe vazhdoi studimet profesionale për të gjetur mundësi të menjëhershme punësimi dhe për të ndihmuar familjen. Pavarësisht se Denisi bëntë me shume se sa 2 punë çdo ditë të javës, pasioni i tij për violinën nuk kishte humbur.
I gjetur përballë dy botëve, Denisi nuk e humbi kurrë dashurinë e tij për violinën. Edhe pse prej moshës 14-vjeçare nuk ma marrë më mësime muzike, mësuesit e vetëm të Denisit kanë qënë talenti dhe pasioni.
Pothuajse autodidakt në muzikë, Denisi ka vendosur ti rikthehet violinës dhe shpesh herë është pjesë e eventeve të ndryshme që komuniteti i diasporës shqiptare dhe komuniteti arbëresh organizon në Itali në kuadër të muajit të trashëgimisë shqiptare dhe jo vetëm. Denisi ka hapur kanalin e tij në youtube ku muzika e tij ndiqet dhe pëlqehet nga mijera ndjekës.
Shpresojmë që talenti i jashtëzakonshëm i Denisit të jetë krenaria jonë e rradhës në skenën botërore. #talenteshqiptare #krenarishqiptare #trashegimiakulturoreshqiptare #DenisJoca.























