10:25 / 04.01.2020
Miqësorja e yjeve në Air Albania, biletat dalin në shitje
Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, ka marrë përsipër organizimin e një ndeshje “All Star”, ku do të marrin pjesë disa nga yjet e futbollit shqiptar dhe jo vetëm.
Biletat që do të shiten në këtë takim, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Lila ka poshtuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një njoftim për biletat, duke treguar edhe çmimin e tyre.
Në tribunat N, S dhe V, një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë. Biletat janë nxjerrë në shitje në tre pika: Në dyqanin zyrtar të FSHF-së, Rruga e Elbasanit, në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në dyqanin Joma, ETC, raportojnë mediat shqiptare.























