13:27 / 04.01.2020
Liverpool afër transferimit të yllit që vlen 100 milionë euro
Klubi anglez, Liverpool raportohet se është në avantazh për ta blerë yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, shkruajnë mediat britanike.
19 vjeçari është duke shkëlqyer me ‘milionerët’ e Gjermanisë, duke shënuar 12 gola dhe 13 asistime në 24 paraqitjet e këtij sezoni në Bundesligën gjermane.
Trajneri i “Të kuqve” të Anglisë, Jurgen Klopp është një admirues i madh i Sancho-s, të cilin synon ta sjellë në ‘Anfield’ në verën që vjen.























