Reali pa Sergio Ramosin
BKT
Sport

Reali pa Sergio Ramosin

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme që Real Madridi e zhvillon me Getafen nga ora 16:00.

Nuk është ftuar kapiteni, Sergio Ramos. Ani pse është stërvitur normalisht, Zizu e ka lënë në shtëpi që 33-vjeçari të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e së mërkurën kundër Valencias, në Superkupën e Spanjës.

Fituesi i këtij takimi, përballet në finale me fituesin e duelit Barcelona – Atletico Madrid.

Futbollistët e ftuar nga Zizu:

Portierë: Courtois, Areola y Altube.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Varane, Nacho, Odriozola y Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde e Isco.

Sulmues: Benzema, Bale, Jović, Vinicius Jr. y Rodrygo.