15:28 / 04.01.2020
Fiorentina “pazar” te Milani, rivalizon me Genoan
Milani mund të shesë një prej lojtarëve të sulmit këtë muaj. Bëhet fjalë për Fabio Borinin, i cili në verë del lojtar i lirë.
Kuqezinjtë do të dilnin të fituar nëse do të arkëtonin diçka nga transferimi i sulmuesit, i cili nuk është se ka pasur hapësira te kuqezinjtë.
Genoa është klubi që e ndjek prej kohësh italianit, ndërkohë që së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fiorentina.
Sky Sport raporton se klubi vjollcë e pëlqen Borinin dhe është gati të bisedojë me Milanin për arritjen e një marrëveshjeje.























