Limaj: KosovaPress e Kosova e Lirë i dhanë zërin meritor pushkëve të lirisë
BKT
Lajme

Limaj: KosovaPress e Kosova e Lirë i dhanë zërin meritor pushkëve të lirisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se 21 vite me parë, në janarin e ftohtë vitit 1999, nisi punën KosovaPress dhe Radio Kosova e Lirë.

“Shprehë mirënjohjen time të gjithë punonjësve të këtyre mediumeve të cilët në rrethana të jashtëzakonshme njoftuan opinonin e gjerë me atë që po ndodhte asokohë në Kosovë”, thotë Limaj.

Postimi i Limajt në Facebook:

21 vite me parë, në janarin e ftohtë vitit 1999, nisi punën “KosovaPress” dhe Radio “Kosova e Lirë”. Vlerësoj lartë rolin e këtyre dy medieve të cilat me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës. 

Radio “Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosova Press” i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime të njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij. 

Shprehë mirënjohjen time të gjithë punonjësve të këtyre mediumeve të cilët në rrethana të jashtëzakonshme njoftuan opinonin e gjerë me atë që po ndodhte asokohë në Kosovë. FL


MË SHUME NGA Lajme