Tottenham ia cakton çmimin Eriksenit
BKT
Sport

Tottenham ia cakton çmimin Eriksenit

Nuk është sekret që Interi po kërkon të forcojë mesfushën në janar, pasi ka luftuar me shumë lëndime në gjysmën e parë të sezonit, gjë që vërtet nxori në pah problemet e tyre në mesfushë.

Prandaj, drejtorët e Nerazzurrit janë në vështirësi për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, transmeton Indeksonline.

Një prej lojtarëve në listën e dëshirave të tyre është Christian Eriksen, kontrata e të cilit me Tottenham skadon këtë verë.

Sigurisht, Spurs do të donte të fitonte para nga largimi i tij, i gatshëm ta shesë atë në janar. Sipas La Repubblica, ata kanë vendosur një çmim prej 20 milion eurosh për lojtarin.