Real Madrid e bën “sefte” me fitore
BKT
Sport

Real Madrid e bën “sefte” me fitore

Real Madridi e ka nisur me fitore vitin 2020. “Mbretërit” mundën në udhëtim Getafen, me rezultat 0-3, në kuadër të javës së19-të La Ligës.

Skuadra e Zinedine Zidanes në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur aventurën në elitën e futbollit spanjoll, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Një autogol i Soria (34’), dhe nga një gol te Varane (53’) dhe Modriq (90’), ia siguruan fitoren e “Los Blancos”.

Pas kësaj fitore, Real Madrid ngjitët në krye të tabelës me 40 pikë, një më shumë së Barcelona e cila sonte luan duelin me Espanyol, kurse, Getafe renditet e shtata me 30 pikë të grumbulluara.