18:30 / 04.01.2020
Aktorja e “Captain America” akuzohet për vrasjen e mamasë së saj
Aktorja e Hollywood-it, Molly Fitzgerald u arrestua nga policia e Kansas me akuzën e vrasjes së mamasë së saj.
Më 20 dhjetor oficerët e policisë gjetën trupin e pajetë të mamasë së saj brenda shtëpisë me plagë thike në trup.
Brenda në shtëpi ishte dhe Molly e cila kishte disa dëmtime të vogla. Ajo u shoqërua në spital ndërsa ditën e martë, autoritetet vunë në pranga 38 vjeçaren.
Fitzgerald ka luajtur një rol dytësor në filmin me superheronj, “Captain America” ndërsa ajo është dhe regjisore e disa filmave të tjerë.























