17:26 / 05.01.2020
Cazorla i siguron fitoren Villarreal kundër Sociedad
Futbollistët e Villarreal shënuan fitore kundër Real Sociedad si mysafirë me rezultat 2:1, në kuadër të javës 19 të kampionatit spanjoll.
Sociedad udhëhoqi në pjesën e parë në San Sebastian me golin e Wilian Jose në minutën 22.Villarreal me golat e Manuel Trigerosa në minutën 58 nga penalltia dhe Santi Cazorla në minutën 72 erdhi deri te kthesa dhe fitorja.
Real Sociedad mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë, po aq sa ka edhe Valencia në vendin e gjashtë.
Villarreal ka 28 pikë në pozitën e nëntë në tabelën e La ligës.Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme skuadra e Granadës mposhti Mallorca 1:0, me golin e Montoro në minutën 24.
Sonte luajnë edhe Alaves – Betis dhe Celta Vigo – Osasuna.























