Akset rrugore të qarkut Kukës të kalueshme
Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha sot për ATSH-në se të gjitha akset rrugore në Qarkun e Kukësit janë të kalueshme normalisht.
Kuçana tha se situata pas reshjeve të borës në Qarkun Kukës është e qetë.
“Gjendja e rrugëve nacionale në qarkun Kukës është e mirë, të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Nga firmat kontraktore që kanë në performancë rrugët nacionale Kukës po punohet për mbajtjen në gjendje normale dhe të qarkullueshme duke kryer punët e duhura dhe hedhje kripe në segmentet ku është parë e nevojshme”, tha ai.
Kuçana shtoi se dhe rrugët rurale janë të gjitha të kalueshme në të gjithë qarkun Kukës.
“Nga përgjegjësit e Emergjencat Civile të bashkive situata e rrugëve rurale është normale, të gjitha rrugët janë të kalueshme”, tha ai.























