13:46 / 06.01.2020
Scherzinger e nis 2020-n me të dashur të ri, e konfirmon romancën
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger u shfaq zyrtarisht në qilimin e kuq me lojtarin e ragbit, Thom Evans.
Ata edhe më herët ishin të përfolur me thashetheme të ndryshme rreth një romance midis tyre.
41-vjeçarja Nicole më në fund ishte e gatshme të konfirmonte romancën e saj me lojtarin e ragbit Thom Evans të dielën në mbrëmje.
Ylli i “Pussycat Dolls”-it dukej tejet joshëse në një fustan që i vinte në pah linjat e saj trupore.
Kujtojmë se Thom Evansi më herët ishte në lidhje me modelen e njohur Kelly Brook.























