06:40 / 08.01.2020
Ngjarjet e datës 8 janar
Ngjarjet e datës 8 janar 2020.
10:00 Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e VV-së, Prishtinë)
10:00 Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komisionit të Pavarur të Medieve. (Rektorati i UP-së)
11:00 Drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në Komunën e Gjilanit, Salih Fazliu, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave)
13:00 Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, dhe Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së mbahet manifestimi “Shala Heroike” si dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shkëmbimi”, në regji të Fazli Muharremit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)
14:00 Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. (Kuvendi i Kosovës)























