13:38 / 08.01.2020
Superkupa e Spanjës, test i madh për Valverden
Ernesto Valverde është duke u ballafaquar me presion në postin e trajnerit të Barcelonës.
Disa rezultate jo të mira në La Ligë kanë bërë që trajneri të ballafaqohet me kritika nga tifozët e klubit katalan.
Mirëpo, Superkupa e Spanjës vjen në një periudhë ku Valverde duhet të nxirret nga kritikat, ose në rastin më të keq të dështimit, të shtohet presioni mbi të, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell lajmi.net.
Barcelona takohet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e formatit të ri të Superkupës së Spanjës.























