14:03 / 08.01.2020
Shuma që Harry Styles lë bakshish në një restorant
Harry Styles bëri gjestin bujar në një restorant.
Harry Styles është ndër emrat më të komentuar të industrisë së muzikës në botë.
Këngëtari, së fundi ka pushuar në Anguilla, ndërsa gjatë vizitës që ia bëri një restoranti ai la një shumë të madhe bakshish.
Harry Styles kishte dhuruar plot 2.020 dollarë si bakshish pasi pagoi faturën.
“Duartrokitje për @harrystyles që u kujdes për Mr. Big Life!”, shkroi punonjësja e restorantit, ndërsa mbishkrimi i këngëtarit në faturë ishte “Urime Vitin e Ri”.























