18:30 / 08.01.2020
Burri përplaset për vdekje në autostradën Durrës-Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Vorës dhe personi ishte në këmbë kur është përplasur nga një furgon.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.Tch























