Roli i striptistes në ‘Hustlers’ i hapi probleme prodhuesëve të filmit
BKT
Magazina

Roli i striptistes në ‘Hustlers’ i hapi probleme prodhuesëve të filmit

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez shkëlqeu me rolin kryesor në filmin “Hustlers”, i cili tregonte historinë e një striptisteje që bënte ç’të ishte e mundur për të nxjerrë jetesën e saj dhe për të rritur e vetme të bijën.

Mirëpo, roli kryesor si “Ramona” është frymëzuar nga një grua e cila ka paditur kompaninë që e ka realizuar filmin pa miratimin e saj.

Sipas dokumentave të siguruara nga “The Blast”, striptisja Samanta Barbash ka paditur kompaninë 50-vjeçare “Nuyorican Productions”, “STX Enterteinment” “Gloria Sanchez Productions” dhe “Pole Sisyers LLC” me një shumë prej 40 milionë dollarësh.

Sipas Barbash, karakteri i saj është prezantuar si një personazh negativ, ku prodhonte substanca ilegale në të njëjtin ambjent ku rriste edhe vajzën e saj.

Sipas striptistes, kjo është ofenduese dhe e pavërtetë.

Përveç shumës së paditjes, producentët duhet t’i dorëzojnë Samanta-s të gjitha kopjet e filmit.


MË SHUME NGA Magazina