Fabrizio Bucci, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Fabrizio Bucci, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë. Diplonati i paraqiti letrat kredenciale presidentit të Republikës, Ilir Meta.

"Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së Tij shumë të rëndësishme në Tiranë, vlerësova se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri", shkruan në Facebook, presidenti Ilir Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri